Këto janë pajisjet e para qe do të blihen nga ushtria e Kosovës

08:28 | 16 December 2018

Pas transformimit në ushtri, FSK ka nisur të mendojë për pajisjen me armatim të dorës së parë.

Forca e Sigurisë së Kosovës që ka nisur tranzicionin për t’u bëë ushtria më e re në Ballkan ka planifikuar blerjen e artilerive.

Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”.

Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”?

Të gjitha kërkimet në internet në lidhje më këtë lloj të armatimit tregojnë se bëhet fjalë për minë anti-tanke.

Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, të cilat ka një peshë të përgjithshme prej 15.9 kilogramë, me telekomandë deri në 2 kilometra.

Në mes tjera ato vërejnë zhurmën nga rreth 600 metra.

Komento: