Kjo fundjavë është e rezervuar për xhiron e dytë të Superligës në futboll.
Java hapet ditën e shtunë me dy përballje mjaft interesante.
Në Podujevë, skuadra e Llapit e pret Trepçën’89 dhe do kërkojë ta sigurojë fitoren e dytë rresht, e në anën tjetër mitrovicasit të parën, pasi barazuan me Dritën, ani pse ishin duke fituar 2:0.
Po këtë ditë luhet edhe sfida mes Dritës e Dukagjinit.
Që të dy ekipet kërkojnë fitoret e para kampionale, me klinasit që u mposhtën, e gjilanasit që barazuan.