Kosova si vend i vogël përballet me shumë probleme.
Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për media, tha se si OEK, nuk do të angazhohen në zgjedhjet e 6 tetorit.
Rukiqi ka përmendur barrierat në të bërit biznes në Kosovë.
“Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni, jo stabiliteti politik, qasja në financa e shumë të tjera”, ka thënë ai.
Rukiqi tha se nuk do të jenë të pranishëm në fushata të partive politike.“OEK nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, a kontrate me parti politike, para zgjedhjeve. E dyta, e kemi thënë edhe më herët ne do te dalim me disa rekomandime qe te dalim me atë se çka kërkon sektori privat”, ka thënë ai.