Këto janë procedurat për të votuar jashtë vendit

23:53 | 04 September 2019

Së shpejti do të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.

Mërgimtarët në këto zgjedhjeve votojnë përmes postës, partitë ankohen se kjo mënyrë e votimit po i stopon ata

Për të pasur drejt vote, kosovarët që jetojnë jashtë vendi, fillimisht duhet të regjistrohen.

Për këtë arsye KQZ ka dhënë një afat deri kur votuesit nga diaspora mund ta bëjë një gjë të tillë.

Ani pse Republika e Kosovës i ka njëzet e nëntë misione diplomatike mërgimtarët nuk do mund ti shfrytëzojnë këto ambasada e konsullata.

Kjo për shkak se Ligji për Zgjedhje i miratuar në vitin 2008 nuk e lejon një gjë të tillë.

Sipas këtij institucioni në zgjedhjet e kaluara rreth 5 mijë mërgimtarë kanë votuar.

E në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ky numër i votuesve ka qenë i paktë për shkak të mënyrës së ndërlikuar të votimit.

Ndërkohë një subjekt tjetër që e shqetëson ky problem është Partia Euroatlantike e Kosovës. Ata thonë se votuesit po stopohen nga ky ligj.

Në anën tjetër në Ministrinë e Diasporës, dikaster ky që ka të bëj kryekëput me këtë kategori tregojnë se nuk përfshihen në këtë proces.

Sipas tyre të gjitha detyrat i ka në dorë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komento: