Këto janë profesionet e Ministrave të Shëndetësisë të disa prej vendeve të rajonit dhe Evropës

20:42 | 09 Korrik 2020

Çfarë profesioni kanë Ministrat e Shëndetësisë të disa prej vendeve të rajonit dhe Evropës.

Vendet më të goditura nga pandemia e Coronavirusit e cila duket se nuk ka fund, po intensifikojnë përpjekjet për ta vënë atë nën kontroll, derisa numri i të prekurve po vazhdon të rritet dita-ditës.

Në këto përpjekje rol kyç po luajnë edhe ministrat e Shëndetësisë, derisa po konsiderohet si shumë e rëndësishme që ata të kenë edhe përgatitje të mëparshme në fushën e shëndetësisë.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë është Armend Zemaj, deputet i disa legjislaturave të Kuvendit nga LDK-ja, shkruan Reporteri.

Zemaj udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse me profesion është magjistër i shkencave juridike. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Ka qenë për disa kohë kryetar i Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës.

Partia e tij, LDK është kritikuar shumë për vendosjen e një juristi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e një sfide të vështirë për vendin.

Mirëpo, nëse i shikojmë vendet e rajonit shihet se jo domosdoshmërisht në krye të Shëndetësisë duhet të jetë një mjek.

Shqipëri- Ministre e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu

Manastrliu ka në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis.

Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Nga marsi 2017 është Ministre e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë.

Serbi- Ministër i Shëndetësisë, Zlatibor Lomçar

Lonçar është kirurg i cili ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, derisa disa vite më vonë është specializuar në kirurgji të përgjithshme.

Gjatë studimeve të tij, por edhe pas përfundimit të tyre, ai mori pjesë në hartimin e disa punimeve kërkimore shkencore si autor dhe bashkautor.

Ai u regjistrua në studime të doktoratës në fushën e epidemiologjisë mjekësore në 2008 në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Beogradit.

Kroaci – Ministër i Shëndetësisë, Vili Berosh

Vili Berosh është një politikan kroat që ka qenë Ministër i Shëndetësisë që nga viti 2020, në kabinetin e Andrej Plenkoviq.

Mandati i tij si Ministër i Shëndetësisë është shënuar nga përpjekjet për t’u marrë me pandeminë COVID-19 në Kroaci.

Ai është i diplomuar në fushën e mjekësisë.

Maqedoni e Veriut – Ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Filipçe me profesion është mjek. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Shkupit në 2001 dhe u bë asistent në 2004. Specializimi i tij në kirurgji neurologjike filloi në vitin 2003 dhe mbaroi në vitin 2008. Filipçe magjistroi në kirurgji neurologjike në vitin 2011.

Filipçe gjithashtu studioi për një vit në Universitetin Shtetëror të Ohio dhe Dayton Ohio në fushën e neurokirurgjisë.

Gjermani Ministër i Shëndetësisë- Jens Spahn

Jens Spahn është një politikan gjerman që shërben aktualisht si Ministër Federal i Shëndetësisë në kabinetin e Merkel. Ai ka punuar si bankier për një kohë.

Në vitin 2001 ai përfundoi një praktikë si bankier në Westdeutsche Landesbank, dhe punoi deri në 2002 si nëpunës i bankës.

Në 2003, Spahn filloi të studiojë shkenca politike dhe drejtësi në Universitetin e Hagen. Në vitin 2008, ai mori një diplomë bachelor, e ndjekur nga një diplomë master në të njëjtën fushë në vitin 2017.

Austri- Ministër i Shëndetësisë, Rudolf Anschober

Rudolf Anschober është një politikan austriak i Partisë së Gjelbër. Ai është emëruar Ministër Federal për Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Infermierinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Qeverinë Federale Kurz II që nga janari i vitit 2020, shkruan Reporteri.

Pas mbarimit të Akademisë Pedagogjike në Salzburg, ai punoi si mësues në një shkollë fillore nga viti 1983 deri në 1990.

Në ndërkohë ai përfundoi një kurs për redaktor në institutin e zhvillimit ekonomik në Linz dhe shkruajti për mediat e gjelbra rajonale.

Në 1990 u transferua në Këshillin Kombëtar të Gjelbërve.

Itali- Ministër i SHëndetësisë, Roberto Speranza

Speranza është një politikan italian i Dhomës së Deputetëve i cili që nga 5 shtatori 2019 ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë.

Atij iu desh të përballej me pandeminë e koronavirusit pasi Italia u bë një nga vendet më të prekura në botë.

Ai është i diplomuar në shkenca politike.

Komento: