Policia jep detaje të reja për skandalin me patentë shoferë, këto prova materiale u gjetën.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë zhvilluar ditën e djeshme një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer.
Në mesin e të 23 të arrestuarve janë edhe dy serb nën dyshimin se kanë kryer të njëjta vepra penale.
Gjatë aksioni Policia ka konfiskuar: dy DVR të kamerave, dymbëdhjetë fletore dhe si disa gjësende të tjera.
“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 23 persona të dyshuar 21 Shqiptar/Kosovar dhe dy Serb/Kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale të cekura më lart. Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy DVR të kamerave, dymbëdhjetë fletore si dhe disa gjësende të tjera. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.