Këto janë raketat që po bëjnë “kërdinë” në Ukrainë

12:22 | 26 Shkurt 2022

Raketat që po bëjnë “kërdinë” në Ukrainë

Ukraina është prej tre ditësh nën sulmet ruse, ku deri më tani janë shënuar qindra të vdekur nga të dyja palët. Një ditë më parë, ushtria ukrainase raportoi për më shumë se 80 tanke ruse të shkatërruar dhe 515 automjete të tjera të blinduara, përfshi 10 avionë dhe 8 helikopterë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme.

Të dyja ato kanë një teknikë që e godadin tankun nga lart, ku është edhe pjesa më pak e blinduar e tij duke shkaktuar shkatërrim të menjëhershëm.

Për shkak të tyre, rusët kanë vendosur sisteme ekstra mbrojtjeje mbi tanke me qëllim që raketa të shpërthejë pa prekur shasinë kryesore.

NLAË është një sistem më i ri se “Javelin” dhe përdoret aktualisht edhe nga Finlanda dhe Suedia krahas Britanisë së Madhe.

Komento: