Rekordet që Haaland mund t’i thyejë deri në fund të sezonit.
Erling Haaland këtë javë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës për nga numri i golave të shënuar në një sezon. Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 35 prej tyre deri më tani.
Haaland theu rekordin e Andy Cole dhe Alan Shearer, të cilët shënuan secili nga 34 gola në sezonet 1993/1994, përcjell lajmi.
Deri në fund të sezonit, City ka edhe katër ndeshje të tjera në Premierligë kundër Everton, Chelsea, Brighton dhe Brentford.
Në Ligën e Kampionëve ata luajnë në gjysmëfinale me dy ndeshje kundër Real Madridit dhe në finalen e FA Cup. Ata takohen me rivalin e tyre të qytetit United në finale të kompeticionit të dytë madhor në Angli.
Haaland, norvegjezi 22-vjeçar që shënoi 51 gola në 46 paraqitje këtë sezon, mund të thyejë disa rekorde të tjera.
Haaland ka shënuar kundër 16 klubeve të ndryshme të Premierligës këtë sezon dhe është një klub larg rekordit.
Ai mund të bëhet rekordmen nëse shënon kundër Brentford ose Chelsea. Ai është gjithashtu një hat-trick larg rekordit të Shearer për numrin e hat-trickëve në një sezon. Haaland ka pasur katër deri më tani.
Në Ligën e Kampionëve, atij i duhet vetëm një gol për të thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy për më shumë gola për një klub të Premierligës në një sezon të vetëm të Ligën e Kampionëve.
Atij i duhen gjashtë gola për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos si golashënuesi më i mirë në një sezon të kompeticionit më të fortë të Evropës.