Rregulla më të rrepta për hyrjen në Gjermani.
Gjermanët që kthehen nga vende të tjera duhet të kalojnë në një karantinë 14-ditore në shtëpi. Autoritetet paralajmërojnë se nivelet e infektimit në Gjermani mbeten të larta.
Në Gjermani hynë në fuqi sot rregulla më të rrepta të hyrjes në vend, për shkak të pandemisë Corona. Në Aeroportin e Frankfurtit mbi Main, policia federale i informoi që në mëngjes ata që erdhën. Ndër të tjera, gjermanët që kthehen nga vende të tjera duhet të kalojnë në një karantinë 14-ditore në shtëpi.
Kjo vlen në rastin e qëndrimit disa ditë jashtë vendit dhe për çdo lloj hyrjeje – me makinë, tren, anije ose avion. Ekzistojnë përjashtime ndër të tjera për ata që udhëtojnë për punë, shoferët e distancave të gjata dhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në rast shkeljeje vihen gjoba nga 150 deri në 25.000 euro. Masat janë të vlefshme deri më 19 prill dhe janë rezultat i një vendimi të qeverisë federale. Sidoqoftë, ato zbatohen nga landet federale.
Ndërkohë, në Gjermani, numri i personave të infektuar nga virusi Corona vazhdon të rritet. Deri tani, Institutit Robert Koch i janë raportuar 113.500 raste të sëmundjes Brenda një ditë kështu u shtuan 5.300 raste të reja.
Kurba me të infektuarit në këtë mënyrë po rritet përsëri më fort. Nga e mërkura deri të enjten rritja ishte pak më shumë se 5000 raste në ditë, në dy ditët e mëparshme se kishte vetëm 4.000 infeksione të reja të njohura.
Në këtë kontekst, shefi i Institutit Robert Koch Wieler foli dje për luhatje të natyrshme. Ai paralajmëroi që shifrat janë ende në një nivel të lartë. Prandaj nuk mund të flitet për shpengim./DW