Këto janë rregullat: Kush do të jetë presidenti i ri i Barcelonës?

09:21 | 28 Tetor 2020

Barcelona ka mbetur pa president dhe anëtarë të bordit.

Motoja Barcelona ‘Më shumë se një klub’ tregon se katalunasit nuk janë thjeshtë një klub futbolli.

Është e dukshme që klubi katalunas zë një vend të veçantë në zemrat e komunitetit dhe është diçka historike, që e dallon nga klubet e tjera në La Liga.

Zgjedhjet e reja presidenciale te Bracelona do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin në qershor të vitit 2021.

Me mandatin e fituar, një kandidatit që zgjidhet i lejohet që të drejtojë klubin deri në gjashtë vite. Kjo nënkupton që zgjedhjet presidenciale në klub mbahen çdo gjashtë vite.

Ish-presidenti Jose Maria Bartomeu nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shkaku që ka dhënë dorëheqje në mbrëmjen e së dielës që shkoi.

Kush janë kandidatët e mundshëm për president të Barcelonës?

Emra si Victor Font, ish-presidenti Joan Laporta, Jordi Farre, Toni Freixa dhe Luis Fernandez, do të kandidojnë për pozitën e të parit në klub.

Farre, Fonte dhe Laporta, mësohet se kanë votuar kundër Bartomeut, në mënyrë që të hapin rrugë kandidimit të tyre.

Kush mund të votojë në zgjedhjet për president të Barcelonës?

Vetë anëtarët dhe ata që janë të regjistruar në klub kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të klubit.

Në personat që posedojnë kartë të anëtarësimit, duhet të jenë në moshën 18-vjeçare dhe duhet të jenë prezent në Barcelonë, në Camp Nou, për të votuar.

Komento: