Sanksionet kundër Rusisë po vazhdojnë.
Thesari i Departamentit të Shtetit ka vënë sanksione të reja mbi oligarkët rusë.
Sot janë prezantuar sanksionet e reja mbi figurat elitare që janë të afërt edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sanksionet e fundit janë vënë mbi 10 persona që janë pjesë e bordit të bankës VTB, 12 anëtarë të Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus, si dhe mbi familjen e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Më herët, Presidenti Biden kishte njoftuar gjithashtu edhe ndalesa mbi importet ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet.
Ai ka thënë sanksionet e fundit të vendosura mbi Rusinë, janë goditje re mbi ekonominë e saj, pas pushtimit të Ukrainës.