Koronavirusi tashmë është bërë një shqetësim global.
Në Dhjetor të vitit 2019, koronavirusi dukej se ishte i kufizuar në Kinë. Por, disa javë më vonë, virusi, i cili shkakton sëmundjen e njohur si COVID-19, u bë një pandemi globale.
Virusi, i cili çon në një sëmundje të frymëmarrjes që mund të transmetohet nga pikat e lëngjeve trupore – të tilla si mukusit dhe pështymës, tani është raportuar në të paktën 188 vende.
Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë me përjashtim për qëllime të nevojshme.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 5 milionë njerëz janë infektuar, dhe numri i vdekjeve globale është më shumë se 328,000. Gati 1.9 milion pacientë janë shëruar.
Këtu janë disa vende që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani:
Kiribati
Ishujt Marshall
Mikronezi
Nauru
Korea e Veriut
Palau
Samoa
Ishujt Solomon
Tonga
Turkmenistan
Tuvalu
Vanuatu