
Skuadrat që kanë rekordet me seritë më të gjata të fitoreve.
Liverpool pati mundësinë që sonte të thyente rekordin e Manchester City, për më së shumti fitore radhazi në historinë e Premierligës.
Manchester City, në krye me Pep Guardiola, numëronte plot 18 fitore radhazi, rekord që akoma mbetet i paprekur në Premierligë.
Por, në top 5 ligat evropiane, është skuadra e Bayern Munich ajo që mban rekordin për më së shumti fitore radhazi (19), po ashtu nën urdhrat e Pep Guardiolas, përcjell lajmi.net.
Më poshtë mund t’i shihni skuadrat që numërojnë më së shumti fitore radhazi në top pesë ligat evropiane.
Guardiola (19) Bayern Munich
Guardiola (18) Man City
Mancini (17) Inter
Klopp (17)* Liverpool
Guardiola (16) Barcelona