
Sot publiku futboll dashës do të ketë mundësi të ndjek ndeshje të mëdha si në futbollin ndërkombëtar ashtu edhe vendor.
Gjithë vëmendja e sotme do të jetë në Premierligë, aty ku zhvillohet derbi i moçëm anglez mes Manchester United dhe Liverpool nga ora 17:30.
Në Serie A luajnë sot edhe tre skuadra të mëdha, ku Inter udhëton te Sassuolo, derisa Roma te Sampdoria. Milan pret në shtëpi Leccen.
Sevilla do tentojë të ruajë diferencën me kreun e tabelës, ku takohet sonte në shtëpi ndaj Levante në La Liga.
Edhe Superliga e Kosovës dhuron dy ndeshje interesante, ku spikat derbi Drita – Ballkani kurse Prishtina udhëton te Ferizaji, klub ky që është bojkotuar nga lojtarët në stërvitje.
