Këto janë super-sfidat që na presin sonte

16:19 | 23 Mars 2019

Sonte na presin super-sfida në kuadër të ndeshjeve kualifukuese për Europian.

Sot do të luhen edhe tetë takimet e fundit që plotësojnë kuadrin e sfidave të para, përsa i përket ndeshjeve në grupe, të fazës kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian.

Spanja bashkë me Gjermaninë janë dy përfaqësueset që numërojnë më shumë tituj në Kontinentin e Vjetër, nga 3 gjithsej, sidoqoftë pa filluar akoma ndeshjet eliminatore “furia e kuqe” kuotohet si forca e dytë për të triumfuar në edicionin e 16 të këtij kompeticioni, pas Francës.

Ekipi i Luis Enrique-s do të zbresë në fushë në orën 20:45 në Stadiumin Mestalla, ku do të presë kombëtaren e Norvegjisë. Në Grupin F bëjnë pjesë gjithashtu edhe katër skuadra të tjera përfaqësuese si Suedia, Rumania, Ishujt Faroe dhe Malta.

Më herët po në këtë grup në orën 18:00 në Friends Arena të Solna-s do të masin forcat Suedia me Rumaninë, dy vende që ndahen nga 11 pozicione në renditjen botërore, por kurioz është fakti që përfaqësuesja ballkanase nuk është mundur kurrë në ndeshjet kompetitive nga skuadra skandinave. Ndërsa Italia do të presë Finlandën në orën 20:45 në Dacia Arena të Udines, në një duel të vlefshëm për Grupin J, grup ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Bosnje – Hercegovina, Greqia, Armenia dhe Lihtenshtejni.

Ndeshjet eliminatore do të startojnë në orën 15:00 me takimin e Tbilisit Gjeorgji – Zvicër. Sfidë e vlefshme për Grupin D ku bëjnë pjesë edhe Danimarka, Republika e Irlandës si dhe Gjibraltari.

Komento: