Këto janë të rejat e fundit në lidhje me Barcelonën dhe Lautaron

00:04 | 26 July 2020

Duket se ka zhvillime të reja në lidhje me Barcelonën dhe Lautaron.

Barcelona mbetet e vetëpërmbajtur pavarësisht përpjekjeve të Inter për të vendosur kushte të reja rreth Lautaro Martinez.

‘Goal.com’ ka mësuar se nga gjigantët e La Ligas nuk do të ketë nxitim për të rritur përpjekjet e tyre për të transferuar argjentinasin.

Sulmuesi që po vlerësohet lartë mbetet objektivi kryesor i skuadrës nga Camp Nou për afatin kalimtar të verës.

Klauzola e Martinez është 111 milionë euro, diçka që Barcelona e ka konsideruar shumë të lartë.

Te Barcelona janë të sigurt se vlera reale e lojtarit është më e ulët sesa çmimi i vendosur nga Inter.

Në ofertat që ata mund t’i nisin drejt Interit, nuk përjashtohet edhe mundësia e përfshirjes së ndonjë lojtari në marrëveshje.

Komento: