Këto janë top-pesë blerjet që i ka bërë Milan

16:01 | 07 Gusht 2019

Milan ka qenë aktiv në afatin e transferimit këtë verë.

Pesë blerje të reja, pesë titullarë të mundshëm, të paktën në letër. Milani tashmë ka bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato (dhe duket se nuk ka mbaruar këtu …), madje e ka bërë atë me vendosmërinë për të mbështetur revolucionin teknik të Marco Giampaolo-s.

A mund të ndryshojnë fytyrën e skuadrës së kuqezinjve Leo Duarte, Theo Hernandez, Rade Krunic, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao?

Përgjigjen do ta japë i njëjti trajner kur të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, por të krijohet ndjesia e krijimit të një skuadër të re, në ide dhe në interpretim.

Shans- Prezantimi i shkëlqyer në Kupën e Afrikës me Algjerinë mund të bëjë që Bennacer të kthehet në një nga futbollistët më të spikatur në sezonin e ri. Sezoni i fundit te Empoli nuk ishte shumë i mirë, pasi nuk realizoi asnjë gol dhe dha vetëm dy asist. Një largim i mundshëm i Suso-s do ta kthente në titullar të padiskutueshëm.

Të njëjtën rrugë Empoli-Milan, ndoqi edhe Krunic. Mesfushori boshnjak ka numra shumë më pozitiv nga sezoni i kaluar: 5 gola dhe 6 asist, por roli i titullarit nuk është i garantuar për të. Konkurrenca është shumë e fortë me futbollistë si Kessie, Calhanoglu dhe Paqueta.

Zbulim- Theo Hernandez ndërkohë erdhi si blerje e madhe në krahun e majtë, por fati nuk ishte me mbrojtësin, i cili u dëmtua në miqësoren ndaj Bayernit. Ai është një mbrojtës që shtyn shumë në fazën e sulmit, ndërkohë që gjuan edhe goditje dënimi apo këndi, ashtu si Bennacer.

Numrat e tij te Real Sociedad dhe Reali nuk janë shumë impresionues, po nuk duhet të harrojmë dhe faktin që te Los Blancos hapësirat ishin të pakta. Mund të jetë një zbulim i sezonit për trajnerin Giampaolo.

Panjohur- Disi me hezitim mund të flasim ndërkohë për Leo Duarte. Mbrojtësi i ardhur nga Flamengo në letër ka cilësi të mëdha.

Agresiviteti, shpërthimi janë disa nga cilësitë e tij në mbrojtje, duke e bërë perfekt për dyshen me Romagnolin, por nuk duhet harruar që është eksperienca e parë në Europë dhe përshtatja do të jetë disi e vështirë. Trajneri Giampaolo do t’i japë shanset e tij, por do të jetë e vështirë që të ketë një fanellë titullarit për të në ndeshjet e para.

Talent- Një bast më vete duket situata për Rafael Leao, i blerë për shifrën e 21 milionë eurove. Portugezi ka të dhëna fantastike, por sezoni i fundit nuk ishte shumë impresionues në Francë, me vetëm 8 gola me fanellën e Lille.

Do të jetë titullar? Me shumë mundësi po, duke marrë parasysh se është investuar një shifër e konsiderueshme.

Komento: