Këto janë tri kushtet që duhen plotësuar për qëndrimin e Lukakut te Interi

21:57 | 01 May 2023

Tri kushtet që duhen plotësuar për qëndrimin e Lukakut te Interi.

Nuk do të jetë lehtë për Romelu Lukakun që të qëndrojë te Interi, pasi duhet të plotësohen tri kushte që ai të mos kthehet te Chelsea.

29-vjeçari ka nisur ta rigjejë formën e tij duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar katër asistime në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Nerrazzurrët e rikthyen belgun nga Blutë në verë formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Marotta flet për të ardhmen e Lukakus, thotë se asgjë nuk varet nga Interi

La Gazzetta dello Sport raporton se duhet të plotësohen tri kushte për qëndrimin e mëtutjeshëm të Lukakut te zikaltrit.

I pari, trajneri i ri i Chelseat (që mund të jetë Mauricio Pochettino) të mos e dëshirojë qëndrimin e sulmuesit në Stamford Bridge.

I dyti, Interi duhet ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, gjë që do të vendoset në ndeshjet finale të sezonit.

Dhe, i treti, Chelsea duhet të pranojë shumë më të vogël parash për huazimin e radhës së Lukakut, i cili po ashtu duhet ta ulë pagën për të qëndruar në Giuseppe Meazza.

Komento: