Këto janë tri objektivat e Arsenal për merkaton e verës

16:32 | 03 August 2020

Arsenal po planiikon lëvizje të mëdha në merkaton e verës.

Arsenal pritet të jetë në mesin e skuadrave më aktive në merkaton e verës.

‘Gunners’ kanë shënjuar tre lojtarë si objektivat kryesor për merkaton e verës, dhe të tre luajnë në repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve nga ‘Times’, Aresnal janë pas Ëillian, Philippe Coutinho dhe Thomas Partey.

Ëillian do të jetë në dispozicion si transferim i lirë në fund të sezonit, nëse Chelsea nuk arrin të rinovojë, dhe pas raportimeve të fundit thuhet se braziliani ka refuzuar ofertën.

Në anën tjetër, Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pas huazimit të dështuar te Bayern Munich. Thuhet se katalanët do të pranonin 9 milionë funte plus Guendouzi për brazilianin.

Thomas Partey do të jetë pjesa më e vështirë për Arsenal, pasi për të ata do duhej të paguanin 50 milionë euro.

Komento: