Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga Policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur

12:22 | 12 Qershor 2025

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Prishtinë.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se të ndaluarat janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa pritet të ketë edhe ndalim të zyrtarëve të tjerë brenda ditëve në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: