Këto janë ushqimet më të zakonshme në festën e Bajramit

10:30 | 13 May 2021

Tryeza e festës së Bajramit, këto janë ushqimet më të zakonshme.

Fitër Bajrami është ndër festat më të mëdha islame, ku në shenjë kremte, përgatitet edhe sofër e pasur.

Ju kujtojmë disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat që asnjëherë nuk mungojnë për këtë ditë:

Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, badem.

Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

Pite

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori.

Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë.

Pulë e pjekur në tavë e kombinuar me patate apo gjellë të ndryshme.

Ëmbëlsira të ndryshme…

Komento: