Këto janë vendet e Bashkimit Evropian që kanë vendosur kufizime për shtetasit rusë

19:55 | 22 Tetor 2022

Vendet e BE-së që kanë vendosur kufizime për shtetasit rusë.

Pas shumë debateve dhe thirrjeve për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në territorin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të zonës Shengen, shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – së bashku me Poloninë, u bënë ndër shtetet e para të BE-së që vendosën një ndalim të tillë më 19 shtator.

Menjëherë pas shteteve baltike dhe Polonisë, duke ndjerë presionin e një fluksi turistësh rusë, edhe Finlanda vendoi masa në kufi.

“Me vendimin parimor të qeverisë më 29 shtator 2022, Finlanda do të kufizojë ashpër udhëtimin e rusëve në Finlandë për qëllime turistike. Kufizimet e hyrjes hyjnë në fuqi më 30 shtator 2022, ora 00:00 dhe janë të vlefshme deri në një njoftim të dytë ”, njoftoi Ministria e Jashtme e Finlandës.

Më 25 shtator edhe Republika Çeke ndaloi plotësisht shtetasit rusë që kishin një vizë të vlefshme Shengen.

Ndërkohë Belgjika pezulloi dhënien e vizave turistike për shtetasit rusë që në fillim të korrikut të këtij viti. Vendi tani lëshon viza vetëm për studentët, studiuesit dhe për ata që kanë familjarët në këtë shtet.

Përpara Belgjikës, në maj, Danimarka gjithashtu ndaloi pranimin e aplikimeve për viza afatshkurtër dhe afatgjatë në Rusi. Vendi tani lëshon vetëm viza për vizita zyrtare.

Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia gjithashtu nuk pranon aplikime për viza turistike në Rusi.

Komento: