Këto janë vendet që do të mbesin nesër pa rrymë

23:37 | 26 Dhjetor 2018

Këto vende do të mbesin nesër pa energji elektrike.

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për orarin dhe vendet ku nesër (27 dhjetor) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin, KEDS tregon arsyet pse do të ndalet rryma dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.

Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:
Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve investive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

Mazgiti:

Plemetin (Kodi: 15019003) 09:00 – 15:00
Vendet: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotinë, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë).

Palaj:

Palaj (Kodi: 18024001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendi: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
Arsyeja e ndërprerjes në këto dy pika është ngritja e shtyllave dhe vendosja e ndarësit linjor.

Në rajonin e Pejës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:

Deçani:

Isniqi (Kodi: 53000008) prej orës 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Fshati Isniq

Arsyeja e ndërprerjes: Bartja e TS Balajt nga LP Strellci ne LP Isniqi.

Strellci (Kodi: 53000004) prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Isniq, Lebush, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Ndërsa, në rajonin e Gjakovës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në :

Malisheva:

Kijeva (Kodi: 82082007) 10:00 – 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë, raporton ëëë.kallxo.com.

Arsyeja: Lidhja e kabllos – zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit 2018, LOT 7 Gjakova.

Komento: