
Këngëtarja e njohur Ilirijana Sadriu ka kërkuar së fundmi ndihmë nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke pyetur nëse dikush mund t’i tregonte se ku mund të gjente një kapele identike me atë që kishte parë, shkruan IndeksOnline.
Komentet nuk kanë munguar dhe shumë prej ndjekësve i kanë rekomanduar me humor që kapelen mund ta gjente “te ndonjë xhami”, duke nënkuptuar pikërisht modelin që i ngjan kapeles tradicionale që përdoret në objekte fetare.

Reagimi i Ilirijanës ka qenë po aq plot humor, duke u zotuar se do ta gjejë patjetër një të tillë, çka ka bërë që momenti të shpërndahet gjerësisht në rrjet.


