Këto marrëveshje të rëndësishme janë nënshkruar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

17:25 | 16 Shtator 2021

Mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme.

Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë mbajtur sot mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive. Me këtë rast janë nënshkruar 11 marrëveshje të bashkëpunimit, e që nga të dy kryeministrat u vlerësua se ky bashkëpunim është një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për bashkëpunimin e ngushtë, për realizimin e vazhdueshëm të interesave të ndërsjella dhe për ndarjen e përcaktimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i qëndrueshëm i paqes, plotësisht i integruar në BE dhe NATO.

Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, sot kryeministrat e të dy qeverive dhe ministrat dikasterial i nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve.

Këto janë marrëveshjet tjera:

-Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës,

-Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës (SOFA),

-Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor,

-Memorandum për Bashkëpunim në Sektorin Energjetik,

-Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e turizmit,

-Memorandum për Bashkëpunim në fushën e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrësish,

-Marrëveshje për Partneritet ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Administratës për Vetëqeverisje Lokale si partner-lider i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si partner për menaxhim me grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, në kuadër të programit IPA Kosovë – Maqedonia e Veriut 2014/2020,

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës dhe

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Komento: