Këto mund të jenë dënimet për të kthyerit nga Siria

10:40 | 20 May 2019

Javë me parë 110 kosovarë janë rikthyer nga Siria.

Gratë kosovare tregojnë se si kishin vendosur të shkojnë në zonat e konfliktit në Siri dhe në Irak, duke iu bashkëngjitur organizatave ter roriste.

Madje disa treguan se si burrat u kishin thënë se po shkojmë për pushime verore, ndërsa kishin përfunduar në luftë, shkruan gazeta Zëri.

Personat që janë kthyer nga Siria po hetohen për “Pjesëmarrje në luftëra të huaja”.

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë për gazetën se për veprimet e tilla ata mund të marrin dënime deri në 9 vjet prapa grilave.

“Personat që janë kthyer nga Siria janë duke u hetuar për ‘Pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe terrorizëm’. Kryesisht dënimet që mund t’i marrin këta persona të cilët kanë qenë pjesë e organizatave ter roriste sillen prej 3 deri në 8 vjet dhe prej 5 deri në 9 vjet prapa grilave”, ka thënë Hoxha.

Burrat, por edhe gratë që janë kthyer nga Siria janë aktualisht në procedurë penale. Katër burrat po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, përderisa gratë aktualisht janë në ar rest shtëpiak, i cili do të zgjasë një muaj derisa të 6merret një vendim tjetër, i cili do të varet nga hetimet që po i zhvillon Prokuroria.

Komento: