Këto mund të jenë hapat për heqje të vizave për Kosovën pas takimeve me 12 dhe 13 tetor

11:02 | 12 October 2022

Këta janë hapat për heqje të vizave për Kosovën pas takimeve me 12 dhe 13 tetor.

Ish-zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka treguar për tetë hapat deri në liberalizimin e vizave.

Grupi Punues i Këshillit Evropian do të flas për këtë çështje më 12 dhe 13 tetor.

Por liberalizmi i vizave deri në publikimin në gazetën zyrtare kalon në një mori fazash. Kryeziu i ka treguar ato.

Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill

KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trialogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)

Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute)

Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II

Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare, që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së

Ceremonia e nënshkrimit

Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së

Hyrja në fuqi.

Komento: