Ja çfarë aktivitetesh do të organizohen sot në Kosovë.
09:00
Me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe hapet ekspozitë me fotografi. (Qendra Rinore, Krushë e Madhe).
09:30
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) organizon ngjarjen vjetore “Java e Grave”. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. (Ish-ndërtesa e Rilindjes, Prishtinë).
10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën “Gratë në vendimmarrje”. Me këtë rast, prezantohet punimi “Gratë në vendimmarrje në institucionet publike të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Si të bëhet më efektive mbikëqyrja parlamentare ndaj dialogut Kosovë – Serbi?”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile. (Kuvendi i Kosovës, Salla 405).
10:30
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pret në takim ministren e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (MD, ish-ndërtesa e Rilindjes).
10:30
Misionet diplomatike të Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë, në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), organizojnë tryezën me temën “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vizion nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës”. Merr pjesë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. (Qendra e Konferencave, “Orion”, Prishtinë).
11:00
Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në Krushë të Madhe. (Krushë e Madhe, Rahovec).
11:00
Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës organizon tryezën me temën “Perspektiva e analistëve për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi”. Në panel marrin pjesë profesorët Milazim Krasniqi, Ibrahim Gashi dhe Adem Beha. (Fakulteti Filozofik, Prishtinë).
11:00
Klubi i Prodhuesve mban ceremoninë e ndarjes së certifikatave për të rinjtë të cilët kanë përfunduar programin “Trajnimi në Punë”, për praktikantët që kanë përfunduar punën praktike në kompaninë “Sharrcem” – Hani i Elezit, si dhe praktikantët që kanë përfunduar punën praktike në kompaninë “Oxa Group” – Kaçanik. (Ndërtesa e Komunës, Hani i Elezit).
12:00
Mbahet tubim përkujtimor në Krushë të Vogël të Rahovecit. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Krushë e Vogël, Rahovec).
12:00
Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) organizon aktivitet me nxënës të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri”, Vushtrri).
12:45
Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës. (Përballë ndërtesës së Komunës në Suharekë).
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203).
14:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
14:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).
14:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve do të ndajnë çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqëndruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
15:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, do të vizitojnë fabrikën prodhuese “Bunjamini” në Mitrovicë. Nisja e organizuar për mediet e interesuara bëhet në ora 13:30, para objektit të Qeverisë së Kosovës. (Zona Ekonomike në Frashër, Mitrovicë) .
17:00
Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, Krushë e Madhe).