Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

08:24 | 05 December 2019

Këto pritet të jenë ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

09:00

Mbahet Konferenca Ndërkombëtare: Liria e Shprehjes dhe Jurisprudenca Kushtetuese në Ballkanin Perëndimor. Merr pjesë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

09:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mban konference për Gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

09:30

Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës” se bashku me donatorët e saj (GIZ, USAID, SËISS Caritas)organizojnë konferencën e 4-të të mjedrës në Kosovë me temë “ Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30

Prezantohet studimi ”Situata aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”. Studimi është përgatitur me mbështetjen e Projektit “Përshtatja e Arsimit dhe Trajnimit me nevojat e tregut të punës – ALLED 2”. (Hotel “AFA”, Prishtinë)

11:00

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime të Ferizajt. (Nerodime, Ferizaj)

15:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Zyrën e Qeverisjes së Mirë – Zyra e Kryeministrit, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

19:00

Hapet ceremonia e hapjes së ekspozitës së fotografes, shkrimtares, dhe pedagoges nga Suedia, Ann Christine Eek, e titulluar “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës)

20:30

Në kuadër të programit të dhjetorit, grupi Gosundheit performon në koncertin organizuar nga Komuna e Prishtinës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

Komento: