Këto ngjarje janë paralajmëruar për sot

08:02 | 27 Nëntor 2023
keto-ngjarje-jane-paralajmeruar-per-sot

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00 – 15:30
Në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mban këto aktivitete:

09:00 – Vizitë në shkollën “Xhemail Mustafa”;
09:00 – Townhall në Mitrovicë (Gjimnazi “Frang Bardhi”);
10:30 – “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë);
11:15 – Diskutim “Dhuna digjitale”. (Shkolla “Naim Frashëri”, Prishtinë);
14:00 – Murali (Mitrovicë e Veriut);
14:30 – Vizitë në Klubin e futbollit të vajzave KFV Prishtinë;
15:30 – Tryeza “Investo në gra”.

Lexo Edhe:

1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë

Kjo është kënga të cilën thuhet se Tito e ndaloi për shkak se ishte shumë …
09:30

BIRN prezanton raportin “Tregime nga rrenat” lidhur me dezinformimin në Kosovë, origjinën e tij, efektet dhe shpërndarjen. Merr pjesë dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Seanca transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

10:00
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, organizojnë “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024. Të ftuar janë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, N10)

10:00
Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. I ftuar është ministri i MMPHI-së. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00
Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon Forumin e Zhvillimit Rajonal me temën “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”. (Qendra e Kulturës, Gjakovë)

10:00
Komuna e Gjilanit organizon Akademi kushtuar 55-vjetorit te demonstratave te vitit 1968. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)

10:30
Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”. Marrin pjesë Agim Shahini, kryetar i AKB-së; Rozeta Hajdari, ministre e MINT; Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Arkivat e Shqipërisë, hapin ekspozitën “Komiteti, mbrojtja kombëtare e Kosovës” në dokumente arkivore. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë)

11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e “Ditës së Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:30
Në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”, mbahet tryeza me temën “Si të afirmohen dhe zhvillohen prodhimet vendore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

12:00
Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” në Deçan organizon ceremoninë e dekorimit të rreshter Afrim Bunjaku, i rënë në mbrojtje të sovranitetit në veri të Kosovës. Marrin pjesë familja Bunjaku; kyetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi; drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha etj. (Objekti i Komunës së Deçanit)

13:00
Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban diskutimin me temën “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …” (Qendra Barabar, Hoteli “Grand”)

14:00
PSD zhvillon aktivitet në kundërshtim të Gjykatës Speciale. (Para zyrave të EULEX-it, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

17:00
Për nder të festave të nëntorit jepet shfaqja teatrale “Tush & Shit”. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

19:00
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nder të festave të nëntorit sheshi “Adem Jashari” ndriçohet në të kuqe. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

19:00
Mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

Blinken në Bruksel nga sot deri më 29 nëntor për takimin e kryediplomatëve të NATO-s, temë edhe Ballkani Perëndimor
Read more

Komento: