Këto nuk i keni ditur, dalin detaje të reja rreth djalit të Nexhat Dacit, Arianit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto nuk i keni ditur, dalin detaje të reja rreth djalit të Nexhat Dacit, Arianit

10:19 | 27 Janar 2019

Zëvëvndësministri i Diasporës, Arian Daci, humbi jetën dje në Brezovicë, nga një ortek bore.

Në profilin e tij në Fb, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rrezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes pa lënë gruan dhe dy fëmijët.

Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, humbi jetën sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.

40 vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.

“Daci jonë, ti shkove e neve zemrën na theve, njeri ma i omël edhe ma i nalun në botë. Te don Batoni me zemër”, ka shkruar në Fb, një shok i Arian Dacit, posa ka marrë lajmin për humbjen e tij.

Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për humbjen e Arianit.

Djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.

Në profilin e tij në Fb, Ariani ka shumicën e fotove nga terrenet e rrezikshme të skijimit.

Komento: