Real Madrid pritet t’i largojë nga skuadra Gareth Bale dhe James Rodriguez.
Dyshja thuhet se janë të lirë të kërkojnë lëvizje larg ‘Bernabeu’, dhe mund të kenë luajtur ndeshjet e tyre të fundit për klubin për shkak të bllokimit aktual të koronavirusit.
Sipas Marca, trajneri Zinedine Zidane është i vendosur për largimin e uellsianit dhe kolumbianit, transmeton lajmi.
I njëjti raport thotë se të dy do të largoheshin nga klubi ‘përmes derës së pasme’ nëse sezoni i La Liga nuk do të rifillonte për shkak të pandemisë koronavirus.
Dyshes iu dha edhe një shans këtë edicion, por duket se nuk do të lënë gjurmë.