
Hungaria dhe Franca do të përballen ne kuadër të Grupit F në “Euro 2020”.
Hungarezët kërkojnë që të marrin pikët e para kundër favoritit të Kampionatit, Francës.
Ndeshja do të zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest në orën 15:00.
Ajo çfarë është e befasishme në duelet kokë më kokë në Kampionat Evropian ndërmjet Kombëtareve është se Hungaria ka fituar më shumë ndeshje.
Kombëtaret janë përballur katër herë dhe Hungaria ka tri fitore dhe një herë janë ndarë baras.
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernández; Pogba, Kanté, Rabiot: Griezmann, Benzema, Mbappé
Hungaria: Gulácsi; Botka, Orbán, At. Szalai; Ádám Nagy; Lovrencsics, Kleinheisler, Schäfer, Fiola; Ad. Szalai, Sallai.