Këto qytete po konsiderohen si qytetet më të lira për turistët.
Ku mund të kaloni një fundjavë jashtë vendit pa shpenzuar shumë? Një botim i kohëve të fundit ka nxjerrë qytetet evropiane më të lira për turistët.
Studimi u krye fillimisht tek britanikët dhe më pas tek evropianët. Për të realizuar këtë klasifikim ata krahasuan çmimet e 11 produkteve në 23 qytete të ndryshme: akomodimi, ushqimi, transporti publik dhe aktivitetet kulturore etj.
Në vend të parë qëndron kryeqyteti i Letonisë, Riga, ndjekur nga Budapesti dhe Tallinn.
Riga, Letoni
Ky është viti i dytë radhazi që Riga është cilësuar si qyteti më i lirë për një fundjavë. Ju mund të kurseni në tryezë në krahasim me qytetet e tjera. Restorantet dhe pijet janë më të lirat në Evropë.
Budapest, Hungari
“Perla e Danubit ” është një destinacion shumë popullor në vitet e fundit. Monumentet me arkitekturë mahnitëse, kështjella dhe urat madhështore, atmosfera në lagjen e vjetër hebreje, ishulli Margaret..Të rinjtë vlerësojnë sigurisht jetën e gjallë të natës.
Tallinn, Estoni
Kryeqytetin estonez ngrihet në podium për shkak të çmimeve shumë të ulëta të akomodimit. Ai ka me të vërtetë çmimet më të lira në Evropë.
Varshavë, Poloni
Është me rastin e festave kur ky kryeqytet duhet vizituar. Parku Lazienki, Muzeu Kombëtar, Pallati i Kulturës dhe Shkencës, kështjella mbretërore janë disa nga atraksionet që nuk duhen lënë pa vizituar.