Këto shtet anulojnë festimet për Vitin e Ri, “izolime” shkaku i Omicron

15:12 | 26 December 2021

Anulohen festimet për Vitin e Ri, Omicron “izolon” disa kryeqytete në botë

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron muajt e fundit në botë ka bërë që shumë kryeqytete botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Në Nju York festimet do të jenë të kufizuara dhe qytetarët duhet që të përdorin maska. Evropa është një ndër vendet që ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të të infektuarve me Covid duke bërë që shumë qytete të anulojnë edhe festimet.

Disa nga kryeqytetet evropiane që kanë anuluar festimet janë Athina, Roma, Berlini dhe Londra, ndërsa në vendin tonë edhe pse janë konfirmuar rastet e para me Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që natën e ndërrimit të viteve të hiqet edhe kufizimi i orës policore, shkruan abcnews.al.

Më poshtë vendet që anulojnë festimet e Vitit të Ri:

Athina

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije se do të anulohen festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të planifikuara, pra nuk do të ketë fishekzjarret këtë vit që të shkëlqejnë mbi Akropol. Gjithashtu kujtojmë se nga 24 dhjetori deri më 3 janar në Greqi është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.

Berlini

Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe mitingjet në natën e Vitit të Ri. një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarrë në Berlin dhe as në vende të tjera të mbushura me njerëz, si në Mynih dhe Frankfurt.

Edinburgu

kryeministri Nicola Sterzon, ka deklarur se për shkak të përhapjes së Covid , do të ndalen festimet e festës së ndërrimit të viteve në Skoci.

Londra

Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Nju Delhi

Qeveria ka njoftuar ndalimin e të gjitha festivaleve sociale, kulturore, politike dhe festivale në Nju Delhi deri vonë për shkak të rritjes së rasteve me Covid.

Parisi

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid, Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex, sipas Reuters, njoftoi të premten anulimin e ngjarjeve publike, ndërsa këshilloi personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri.

Roma

Roma është ndër qytetet që kanë vendosur të anulojnë eventet e tyre për shkak të shqetësimeve për Covid-in.

Bangkok

Kryeqyteti i Tajlandës do të mbajë festimet e tij, por do të marrë masa shtesë sigurie. Sipas Bangkok Post, lejohen vetëm ngjarjet në natyrë dhe pjesëmarrësit duhet të vaksinohen plotësisht, t’i nënshtrohen një testi të shpejtë deri në 72 orë përpara dhe të regjistrohen në një platformë të dedikuar.

Komento: