Këto shtete ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore

17:01 | 26 Shkurt 2022

Kundër Rusisë kanë dalë shumë shtete.

Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do i ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapsira ajrore e tyre, deklaruan vendet të shtunën.

“Ne i ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor,” postoj në twitter Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

Letonia vendosi të bllokojë hapsirat e saja ajrorë, vendimi cili u morr duke u koordinuar me fqinjtë tjerë si Lituania, Estonia, deklarojë qeveria përmes nje deklarate të shtunën, raporton CNN përcjell lajmi.net

“Lituania po i bashkohet Letonisë dhe Estonisë në ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore”, tha të shtunën ministri lituanez i Transportit Marius Skuodis.

Komento: