Këto super-ndeshje na presin sonte në Champions League – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto super-ndeshje na presin sonte në Champions League

09:55 | 12 Dhjetor 2018

Dita e mërkurë sjellë ndeshje tjera interesante dhe shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Gara elitare e Evropës për klube, Liga e Kampionëve, sot (e mërkurë) zhvillon ndeshjet e xhiros së fundit të katër grupeve tjera.

Skuadra të mëdha si Real Madrid, Roma, Bayern Munich, Manchester City, Juventus dhe Manchester United do të kenë ndeshjet e tyre të radhës.

Sfidë interesante do të jetë ajo mes Ajax dhe Bayern Munich, ku holandezët me një fitore të mundshme do të siguronin vendin e parë në grupin E.

Ndeshje për vend të parë do të ketë edhe në grupin H, ku Young Boys presin Juventusin, dhe Manchester United udhëton në Valencia.

Komento: