Temperatura të larta e me diell do të mbizotërojnë sot në vend.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.