Këto temperatura na presin ditën e premte!

23:51 | 23 Shkurt 2023

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, përfshirë edhe periudhën gjatë orëve të para të 24-orëshit, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi 20-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C.

Komento: