Temperaturat do të vazhdojnë në këtë ritëm edhe në pesë ditët e ardhshme.
Në fundjavë, moti në Kosovë pritet të jetë stabil, me vranësira dhe me diell, ndërsa në fillim të javës së ardhshme i nxehtë, kryesisht me diell, parashikon Prishtina weather.
“Ditëve të fundjavës, fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe kryesisht me diell. Ditën e shtunë pasdite do të ketë vranësira të pjesëshme”, njofton shërbimi i meteorologjisë.
“Ndërkohë masat e freskëta ajrore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që javën e ardhshme sërish do të rikthejnë motin e nxehtë, por jo me temperatura të larta siç u karakterizuan ditëve të shkuara”, thekson PË.
Sipas PË, temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C në 31C deri 33C, në fillim të javës së ardhshme.
PË parashikon se do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, kurse shtypja atmosferike do të rritet lehtë mbi vlera normale.
Parashikimi për datat 17-21 gusht:
17.08 – Në mëngjes freskët. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
18.08 – Kryesisht me diell, më ngrohtë.
19.08-21.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.