Moti për sot
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij Instituti.