Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga kjo javë pritet që në vend të mbizotërojë mot jostabil.
Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.
Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.
Temperatuar minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.