Këto tri lagje të Prishtinës, vatra të përhapjes së koronavirusit

22:40 | 11 Prill 2020

Prishtinë është vendosur në karantinë për shkak të konfirmimit të 20 rasteve të reja me koronavirus.

Komuna e Prishtinës sot është shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me koronavirus.

Lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot janë konfirmuar edhe njëzet raste të reja me Covid-19 në Prishtinë.

Komento: