Të gjithë e dimë që orari i vaktit të fundit duhet të jetë ora 7 pasdite por sa nga ne e zbatojnë këtë “rregull”?!
Nëse bëni pjesë tek ata njerëz që nuk e zbatojnë atëherë duhet të keni parasysh që këto ushqime të mëposhtme ti shmangni sa të mundeni: Brokoli dhe lulelakër – Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë.
Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm, transmeton living al.
Mish i kuq – Ka shumë proteina dhe ka një efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.
Salcë domateje – Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini.
Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.
Çokollatë e zezë – Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.
Pije me gaz – Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin.