Në Kosovë sot do të ndodhin ngjarje të ndryshme.
Sot gjatë ditës në Kosovë do të ketë disa ngjarje. Do të bëhen homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, krerët e shtetit takohen me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës.
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga nënkryetari Besnik Bislimi bëjnë homazhe te kompleksi memorial në Prekaz.
Zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, do të vizitojnë Shkollën Finlandezen.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pret në takim homologun e tij nga Malta, Carmelo Abela. Në orën 8:30 mediet mund të marrin pamje, ndërsa konferenca e shtypit mbahet në 09:30.
Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Instituti Riinvest, KIPRED dhe FES mbajnë konferencën ndërkombëtare “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizim ose Status-Quo e Përkeqësuar”.
Zyra e BE-së organizon tryezën me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”. Merr pjesë edhe ministri i MAShT-së, Shyqiri Bytyqi.
Me rastin e Ditës Evropiane të Logopedisë, qytetarët do të njoftohen për Logopedinë dhe trajtimin e çrregullimeve në komunikim, me theks të veçantë të personave me autizëm.
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesit, Grupi i Grave Asamblisteve, viziton Shkollën Fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj dhe dy veteranë të arsimit ferizajas.
Nisma Socialdemokrate bën homazhe në Prekaz për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
IDK, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Kosovës, organizojnë tryezën me temën “Paga minimale në Kosovë”.
Ambasada Norvegjeze, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial organizojnë pritje për Projektin e Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL).
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debat publik me temën “Transparenca e punës së Komunës së Leposaviqit‘’.
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela. Mediet mund të marrin vetëm pamje.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, pret në takim ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës. Ata do të nënshkruajnë marrëveshjen për eliminiminim e tatimit të dyfishtë dhe parandalim të evazionit fiskal lidhur me tatimin në të ardhura.
Shoqëria civile mban protestë kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta dënuar me vetëm tre vjet e gjysmë burgim 20-vjeçarin, i cili goditi për vdekje me veturë Florijeta Rugovajn dhe Lindita Abdullahun në “Rrugën B” në Prishtinë.
Organizata “Let’s Do It Kosova”, me një grup studentësh nga Shkolla e Mesme Internacionale “UËC Adriatic” në Itali, organizin aksion pastrimi në Parkun e Gërmisë.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për medie.
Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Viva Fresh”, në Lipjan.
Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit”. Takimi i parë për këtë vit do të mbahet me qytetarët e Vushtrrisë.
“Neë Perspektiva” lanson ëebfaqen e re “Historia e Kosovës nga qasja shumëperspektivëshe”, e cila është zhvilluar për t’i ndihmuar arsimtarët dhe nxënësit që t’i kuptojnë më mirë dhe t’i zbatojnë njohuritë historike dhe narrativat shumë-perspektivëshe.
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 mars”.
Mbahet ceremonia e hapjes te edicionit të 19-të të “Javëve të Frankofonisë në Kosovë”.
Klubi i basketbollit “Z Mobile Prishtina” do të luajë kundër kampionit të pesëfishtë evropian “Pallacanestro Varese” nga Italia.