Këto zhvillime planifikohen të ndodhin sot në Kosovë!

08:38 | 25 Qershor 2021

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Për sot, e premte 25 qershor janë paraparë një varg ngjarjesh.

09:00 – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – (MMPHI), në bashkëpunim me UN-Habitat, mban Simpozium me temë: “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Amazona”, Milloshevë)

09:30 – Mbahet diskutim mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. (Prizren)

10:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë)

10:00 -Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor organizon debat publik për “Draft Rregulloren për Vendosjen e Objekteve te Përkohshme”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00 – Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit mbajnë konferencë për medie “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)

11:00 – Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, bëjnë përurimin e tre nënstacioneve të reja të zjarrfikësve në komunën e Prizrenit. (Fshati Zhur, Prizren)

11:00 – Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Rr. Marin Barleti, Prizren)

12:00 – Bëhet promovimi i librave të autores Mihane Hoxha: “Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

13:00 – Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI)

14:00 – Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

14:00 – Veteranët dhe Invalidët e UÇK-së në Obiliq protestojnë në lidhje me mospublikim të listës përfituese të banesave për këto kategori. (Para objektit të komunës, Obiliq)

14:00 – Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me OJQ “ Zëri i Prindërve”, bëhet varrimi i tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Varrezat e dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)

15:00 – Promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

17:00 – Kolegjit AAB dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbajnë akademi me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Akademik Rexhep Qosjes. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë)

17:00 – Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe AgroKosova Holding, organizojnë aktivitet me moto: “Unë konsumoj produkte vendore”. (Objekti i AgroKosova Holding, Suharekë).

Komento: