Këto zhvillime pritet të ndodhin sot në Kosovë

08:39 | 07 September 2019

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë.

10:00

Mbahet pjesa e dytë e testit të maturës (afati i shtatorit), të cilit do t’i nënshtrohen rreth 10 mijë maturantë. (Shkollat e caktuara në gjithë Kosovën)

10:00

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, do të përurojë këndin e lojërave në Parkun e Lirisë. (Parku i Lirisë, Ferizaj)

10:00

Fillon sezoni vjeshtor në kampionatin ekipor në superligë dhe në ligën e juniorëve në pingpong. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj)

10:30

Hapet Konferenca e IV-të Shkencore Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim (ICLLD 2019). (Kolegji AAB, Fushë -Kosovë)

10:30

Me rastin e mbajtjes së pjesës së dytë të Provimit të Maturës (afati i shtatorit), drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni”. (Prizren)

11:00

Promovohet libri “Një jetë për atdhe” i autorit Musa Emini. Merr pjesë dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

12:00

Lëvizja për Drejtësi (LD) mban konferencë për medie në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme. (Zyrat e LD-së, përball Institutit Albanologjik) .

13:00

Për nderë të 7 Shtatorit – Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, Forumi Rinor i LDK-së në Gjilan organizon një aktiviteti simbolik me biçikleta. (Nisja nga selia e LDK-së në Gjilan)

15:00

Zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

19:00

Koalicioni AAK-PSD nominon kandidatin për kryeministër, si dhe shpalos programin politik e kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit. (Pallati i Rinisë, Prishtinë).

Komento: