KF Dukagjini me urim të veçantë për yllin e tyre

18:39 | 05 Maj 2026

Hektor Krasniqi një nga mbrojtësit më premtues të brezit të ri sot feston ditëlindjen.

KF Dukagjini përmes një postimi në rrjete sociale ia ka uruar ditëlindjen atij.

“Klubi i uron shumë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë e karrierë”, thuhet në urim.

Hektori ka marrë urime të shumta edhe nga bashkëlojëtarët e tij dhe familjarët.

I riu nga Klina befasoi të gjithë kur la futbollin austriak për të vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës.

Ai ka veshur edhe fanellën e Kosovës U17 dhe U20.

Komento: