KFOR del me një deklaratë për sulmin afër tyre: U përfshinë njerëz të armatosur në Zubin Potok

12:02 | 26 December 2022

KFOR për sulmin afër tyre: U përfshinë njerëz të armatosur në Zubin Potok.

KFOR-i ka dhënë detaje të reja rreth një sulmi afër patrullës së saj në veri, për të cilin u raportoua dje.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dalë me një reagim për një sulm që ka ndodhur afër një patrulle të tij. Ky mision thotë se sulmi është kryer nga disa të armatosur në Zubin Potok.

“KFOR-i po e heton një incident të tërthortë zjarri më 25 dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it. Në incidient ishin përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur në rajonin e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimi, ku bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë lëndim a ndonjë dëm material.

KFOR njofton se janë planifikuar takime me të gjitha palët, rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Përderisa takimet me të gjitha palët janë planifikuar, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të evitojnë retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta eskalozojnë situatën”, thuhet në njoftim.

KFOR në këtë reagim thotë se palët duhet të mos bëjnë shfaqje provokative të forcës dhe të provojnë të gjejnë një zgjidhje për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

“Ne presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga shfaqja provokative e forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë pqë siguirnë e të gjithë komuniteteve. NE u kërkojmë të gjitha palëve që të ndihmojnë ofrimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”.

Në njoftim, KFOR rikthekson se ka rritur prezencën dhe patrullimet në muajt e fundit.

Komento: