”Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë realizuar patrullime rutinë në Zubin Potok së bashku me anëtarët e Policisë së Kosovës. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme”.
KFOR thotë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, duke vepruar në mënyrë të paanshme.